×
Secondary Adv

Nokia zbulon 5G, teknologjia eshte 40 here me shpejte se 4G

Share on Google+

 

Ne po jetojmë një revolucion dixhital ku informacioni na paraqitet në një kontekst multimedial. Në dekadat e fundit teknologjia mobile ka kaluar nëpër 4 deri 5 gjenerata, të emërtuara nga 0G deri në 127 4G.


Rrjetet në gjithë globin janë ende duke punuar mbi 4G, por kjo nuk i ka ndaluar ata të përpiqen që ta bëjnë internetin edhe më të shpejtë se gjenerata e ardhshme e pajisjeve. Në një samit në Boston, Nokia Networks ka demonstruar një sistem që mund të arrijë shpejtësinë deri në 10 gigabit për sekondë (Gbps).


Kjo teknologji është 40 herë më shpejtë se shpejtësia maksimale e tanishme dhe e arritshme për 4G dhe që do të thotë se filmat HD të plotë mund të shkarkohet sa hap e mbyll sytë. Shpejtësitë e tilla gjithashtu mund të hapin rrugën që video të gjeneratës së ardhshme dhe foto në 8K - dy herë më të qarta se 4K dhe 16 herë më të qarta se HD.


Nokia Networks së bashkuar me National Instruments (NI) po ndërtojnë teknologjinë më të shpejtë celulare që është ndërtuar dhe testuar ndonjëherë. Ajo dërgon të dhëna në lidhje me një frekuencë prej 73.000 MHz, ose 73GHz. Gjatësia e valës në këtë grup mund të jetë sa një milimetër, e njohur ndryshe edhe si valë milimetër ose MMW që përdoren aktualisht në radio astronomi, radarët e avionëve dhe të sigurisë, në skanerat e aeroportëve, etj.
Rrjetet e tanishme celulare arrijnë ndërmjet frekuencave 700 MHz dhe 3500 MHz, ndërsa shpejtësia maksimale teorike për 4G është 42Mbps. Sistemi i ri i Nokia Networks është 10 herë më i shpejtë se teknologjia e tanishme e internetit me fibra optike, duke përfshirë edhe Google Fiber në SHBA.


Gjithashtu kjo teknologji e re është 25 për qind më shpejtë se teknologjitë e ngjashme të demonstruara nga Samsung në fillim të këtij viti, e cila arriti kulmin e shpejtësisë 7.5Gbps.Nëse rrjetet 4G arrijnë shkarkimin standart për rreth 13 minuta, abonentët e këtyre shërbimeve do të jetë në gjendje teorikisht të shkarkojnë fotografi dhe të dhëna masive pa kufizime. Kjo do të çojë në një qasje pothuajse të menjëhershme për lojrat dhe filma 3D apo aftësinë për të shkarkuar programe me ngarkesë të lartë në kohë reale.


Edhe pse shpejtësitë e pikut janë maksimale, njerëzit do t’a arrijë pak me vështirësi atë shpejtësi për shkak të hardware-ve të vjetra ose për shkak të kufizimeve të faqeve të internetit. Nokia ka demonstruar teknologjinë 5G në Samitin e saj vjetor të Brooklyn, i cili këtë vit u fokusua në  përdorimin e spektrit të mësipërme 6GHz.


Përdorimi i bandave të reja të spektrit është një tipar kyç për rrjetet e ardhshme 5G sepse mund të ofrojnë praktikisht zero “latente”, ose vonesë. Vonesa në 4G mund  të jetë mes 40 dhe 60 milisekondave, e cila është tepër e ulët, por nuk është e menjëhershëm dhe nuk jep një përgjigje në kohë reale. Kur teknologjia arrin në gjendjen zero latente (vonesë) nëse ju jeni duke luajtur lojra po shtypni dicka ajo ju përgjigjet menjëherë.
Është gjithashtu e nevojshme që të trajtohet edhe një gamë e gjerë e pajisjeve të lidhura, përveç celularëve, duke përfshirë makinat, shtëpitë inteligjente dhe aplikacionet e ndryshme. Këto grupe valësh me frekuencë të lartë janë të papërshtatshme për rrjetet mobile. Ata kanë një distancë të kufizuar, bllokohen lehtë nga ndërtesat dhe muret, dhe të kërkojnë një shërbim specifik të aftë që të sigurohet 5G.


Momentalisht testet janë duke u kryer në një rrjet tregtar 3G/HSPA, duke përdorur pajisje të pajisura me procesorë Qualcomm Snapdragon. Rezultatet treguan se 50% e kursimeve të energjisë, konsumohet kur aplikacionet janë të hapura, dhe ka një reagim 65% më të shpejtë dhe shfletim 21% më të shpejtë nëse ato janë të mbyllura. High Speed Cell FACH është një aftësi që Qualcomm Technologies tashmë e mbështet në procesorin e saj më të fundit Snapdragon. Këta procesorë janë parë edhe tek smartphonët e tjerë si Nexus 6, Samsung Galaxy Note Edge dhe Note 4, si dhe Amazon Fire HDX 8,9 (2014).


Sipas Nokia-s testet e rrjetit i kanë tejkaluar pritjet e Qualcomm-it, duke përfshirë edhe rezultatet e mëparshme të testimit laboratorik. Ndërsa nuk dihet se kur do të bëhet gjerësisht e disponueshme në rrjete për konsumatorët.


Më të lexuarat